“Kam pasur probleme mendore”, Fifi rrëfehet për periudhën e shtatzënisë dhe post-partum

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Kam pasur probleme mendore”, Fifi rrëfehet për periudhën e shtatzënisë dhe post-partum

Fifi ka ardhur me një rrëfim pa dorashka për sa i përket periudhës pas lindjes së djalit.

Këngëtarja tregoi se nuk e ka përjetuar mirë psikologjikisht dhe mendërisht por tani është qetësuar sepse ka punuar shumë me veten.

“Gjatë periudhës së shtatzënisë dhe pas lindjes, kam pasur një periudhë goxha intensive dhe mendja ime pati nisur të shfrenohej, dhe kam filluar ta krahasoj veten me njerëz, thosha ‘po unë s’jam kjo, pse duhet të bëj kështu?’”, ka thënë Fifi në një video të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

“Por, tash prej që jam qetësuar dhe jam me një pozicion tjetër, jam marrë me veten shumë emocionalisht dhe psiqikisht, kam lexuar shumë libra psikologjikë dhe kam dëgjuar shumë video për energji pozitive dhe s’i me ngreh energji pozitive”, ka rrëfyer Fifi.

Ajo po ashtu ka paralajmëruar projekte të reja, derisa në videon e publikuar dëgjohet të thotë – “po bëj këngë të bukura, se keni idenë se çfarë këngësh kam në telefon”. 

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/08/FD4234F06B369899CD04A086E9D3C3B3_video_dashinit.mp4
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/08/10000000_147966215013692_5072623746823114676_n.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49831 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE