“Varet kujt i referohesh…”/Diola Dosti sqaron në TAR gjithçka rreth debatit virtual me Anila Kalleshin!

vovalbania October 18, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
“Varet kujt i referohesh…”/Diola Dosti sqaron në TAR gjithçka rreth debatit virtual me Anila Kalleshin!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet në lidhjeje telefonike ka qenë Diola Dosti. Nutricionistja është i rikthyer sërish zhurmës së mediave dhe kësaj radhe për shkak të një sherri virtual me Anila Kalleshin dhe rreth kësaj çështje Diola dha më shumë detaje dhe sqaroi gjërat në Top Albania Radio.

Gjithçka ka nisur pas një interviste të Diolës, në të cilën është shprehur se personat që kanë probleme kardiake, duhet të konsumojnë dhjamin e mishit. Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar Kalleshi, e cila mendon se Diola e ka bërë këtë thjesht për t’u bërë virale sepse nuk ka bazë shkencore. I menjëhershëm ka qënë reagimi i Diolës, e cila ka vendosur t’i përgjigjet publikisht Anilës me ironi përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit.

Duke e bërë pyetjen më të drejtpërdrejtë, Jonida e pyeti Diolën a ka bazë shkencore që të sëmurët me probleme kardiake mund të konsumojnë dhjamin e mishit?

Po, atëherë fillimisht deklarata e dhënë është interpretuar në mënyrë të gabuar pra është bërë shpifje në lidhje me deklaratën time. Unë nuk kam thënë që personat të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiake duhet të hanë një, dy, tre, katër por kam thënë që shkaku kryesor është mungesa e acideve yndyrore dhe acidet yndyrore të shëndetshme mund t’i gjeni në një, dy, tre, katër ushqime plus kur kam përmendur dhjamin kam thënë me sasi të moderuar. E dyta përsa i përket a ka fakte shkencore që duhet të hanë ushqimet me yndyrë, po moj zemër në prill të 2023 Harvard Medical School nxjerr dhe thotë që pacientët të cilët vuajnë nga sëmundjet kardiake duhet të hanë një dietë e cila ka bazë të yndyrës pra nuk duhet të marrësh dietë ‘low fat’, me yndyrë të zvogëluar. Pra ata njerëz të cilët dhe profesionistë, të cilët njihen dhe përditësohen me të dhënat e fundit patjetër që e dinë këtë gjë.  Kështu që këto nuk janë gjëra që unë i shpik. 

Elona më pas e ka pyetur Diolën se pse Anila ka reaguar ashtu?

Duhet të pyesni atë, mua më vjen shumë keq sepse në asnjë moment, pavarësisht se as unë nuk kam qenë dakord me një dietologe që nuk di të bëjë diferencën midis intolerancës ushqimore dhe alergjisë por nuk kam reaguar asnjëherë sepse unë nuk jam një grua që shaj gruan. Unë jam një grua që e mbroj gruan dhe gruaja më e bukur në botë është ajo që e mbron dhe e suporton gruan tjetër pavarësisht gjërave të tjera. Kështu që më vjen keq nuk dua të flas për këtë fare me thënë të drejtën. Thjesht unë kam një bagazh akademik dhe kushdo që të jetë kurdo që të jetë unë jam gati që ti them ja ku i ke studimet shkencore. Por në anën tjetër ka një të drejtë sepse nutricioni është në përpunim e sipër, ka pro ka edhe kundra. Ashtu sikurse edhe në fushën e mjekësisë, në çdo fushë në fakt kur bëhet fjalë për shkencë ka pro dhe kundra. Varet kujt i referohesh ti. Ka të dhëna sa të duash kontradiktore por kjo nuk do të thotë që ty të jep të drejtën që të marrësh flamurin dhe të thuash kjo është gjë absolute. 

Kanë kontaktuar Diola dhe Anila me njëra-tjetrën apo gjithçka ka qenë vetëm nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale?

Jo, ne nuk na ka lidhur asnjëherë asgjë. Ajo që mund të them është që kur kam qenë normalisht më e vogël e ndiqja nëpër show televiziv dhe me thënë të drejtën frymëzohesha dhe më pëlqente. Për mua ka qenë një model, burim frymëzimi ia dëgjoja me vëmendje të gjitha intervistat dhe kur pashë këtë deklaratë ishte gjëja më e shëmtuar. 

Jonida më pas e ka pyetur Diolën nëse edhe reagimi i saj pas postimit të Anilës në lidhje me peshën ka qenë në nerva e sipër.

Më kujtohet një shprehje që përdorin familjarët tanë “Edhe mua nuk më ka bërë lopa”. Në momentin që unë prekem dhe të cënohet identiteti im, profesioni im patjetër që edhe unë do të reagoj. 

Më tej ajo shtoi se nuk është penduar për reagimin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE