Zgjedhjet në Kukës, Komisioni Rregullator miraton afatet për regjistrimin!

vovalbania August 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet në Kukës, Komisioni Rregullator miraton afatet për regjistrimin!

I mbledhur sot, Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka përcaktuar disa afate që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Kukës, që do të zhvillohen në datën 24 shtator. Komisioni Rregullator vendosi që partitë politike duhet të regjistrohen në KQZ deri më 1 shtator, ndërsa afati për koalicionet është data 6 dhe për kandidatët, 22 shtatori.

Komisioni rregullator për aspektin procedural të zgjedhjeve në Kukës, vendosi afatet:

Kërkesa për regjistrimin e partive politike në KQZ jo më vonë se 1/9/2023

Koalicionet të paraqesin në KQZ kërkesën si koalicion jo më vonë se 6/9/2023

Afati për dokumentet e kandidimit 8/9/2023

Akreditimi i vëzhguesve jo partiak 22/9/2023

Akreditim për vëzhgues nga subjektet zgjedhore 2/9/2023

Kryetari i bashkisë paraqet në KQZ jo më vonë se 27/8 2023 listën për qendrat e votimit

Paraqitja e emrave për anëtar, sekretar jo më vonë se 18 /8 /2023

Paraqitja e emrave për anëtar në KQV jo më vonë se 1 /9 /2023

Përgatitja e listës së zgjedhësve, hartimi i listës nga drejtoria e gjendjes civile Kukës është kërkuar dje nga KQZ ende nuk ka mbërritur.

Pas videoskandalit seksual të dy muajve më parë, Safet Gjici dha dorëheqje e gjithashtu u shkarkua nga kreu i Bashkisë Kukës. Më 14 korrik, Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e la në burg Gjicin, i cili kishte kërkuar masë më të lehtë sigurie. Kjo në lidhje me video-skandalin e bërë publik më 16 qershor ku ishte regjistruar ndërsa kryente marrëdhënie intime në zyrë me shtetasen Alma K. Po ashtu, gjykata rrëzoi ankimin e saj dhe rikonfirmoi masën e sigurisë “Arrest shtëpie” të dhënë më parë nga GJKKO.

Safet Gjici u arrestua më 24 qershor për korrupsion pasiv pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar se donte nga Gjici tenderin, ndërsa ish-kryebashkiaku tha se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50299 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE