Gjashtë të plagosur në dy aksidente rrugore orët e fundit!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjashtë të plagosur në dy aksidente rrugore orët e fundit!

Gjashtë të plagosur në dy aksidente rrugore orët e fundit në vend. Në mbrëmje, një 19-vjeçar përplasi me makinë një këmbësor në autostradën Tiranë-Durrës. Një burrë 56-vjeç mbeti i plagosur dhe u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në policinë Durrës. Vazhdojnë hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin E. D., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin E.A., 56 vjeç. 56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më herët gjatë ditës së djeshme, pesë anëtarë të një familjeje mbetën të plagosur pasi makina ku udhëtonin humbi kontrollin në aksin Lushnjë-Berat e përfundoi në një parcelë me misër. Në timon të mjetit tip Fuoristradë Toyota ishte një 42-vjeçar, i cili udhëtonte me familjen.

Nga aksidenti në fshatin Stan Karbunarë, ai mbeti i plagosur me bashkëshorten 37-vjeçe e tre fëmijët e mitur të tyre të moshave 7, 13 e 14-vjeç. Të lënduarit u dërguan në spitalin e Lushnjës ku janë nën mbikëqyrje mjekësore.

Policia, fermerët e banorët e zonës ndihmuan në nxjerrjen e të plagosurve. Krahas hetimeve të rrethanave të ngjarjes, blutë ndërhynë për të liruar trafikun e rënduar, si pasojë e aksidentit rrugor.

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në fshatin Stan Karbunarë, shtetasi D.F., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasja E.F., 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49399 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE