E dhunuan seksualisht, 32-vjeçarja gjendet e vdekur tek Ura e Dajlanit!

vovalbania August 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E dhunuan seksualisht, 32-vjeçarja gjendet e vdekur tek Ura e Dajlanit!

Trupi i pajetë i një gruaje të re rreth moshës 32 vjeç është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkurë (2 gusht) poshtë urës së ‘Dajlanit’ në Durrës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, në rrethana ende të paqarta. 32-vjeçarja u godit disa herë me thikë dhe trupi i pajetë është hedhur në disa shkurre përreth në zonën e Urës së Dajlanit. Bëhet me dije se 32-vjeçarja, banonte në zonën e Sukthit, ku punonte si punonjëse seksi.

Teksa pritet raporti mjeko-ligjor që do të hedhë dritë mbi këtë ngjarje tronditëse, dyshohet se viktima edhe është abuzuar seksualisht.

Për këtë ngjarje janë shoqëruar 17 persona që pretendohet se kanë dijeni për situatën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49136 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE