Problemi teknik i bankës që i bëri të gjithë klientët ‘milionerë’ për pak çaste…

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Problemi teknik i bankës që i bëri të gjithë klientët ‘milionerë’ për pak çaste…

Banka e Irlandës ka kërkuar falje pasi një problem teknik lejoi disa nga klientët që të tërhiqnin para deri në 1000 euro edhe pse nuk kishin para në llogari. Banka ka njoftuar se klientët që kanë tërhequr paratë nga llogaritë e tyre dhe pse nuk kanë pasur fonde, do të llogariten si debitorë dhe në thelb do të trajtohen si qytetarë që kanë mbi tërhequr para.

Aplikacioni i bankës ‘365online’, i cili gjithashtu kishte probleme, tani po funksionon sërish. Banka njoftoi se çështja ishte një problem teknik dhe se nuk kishte të bënte me sulm kibernetik, raportojnë mediat e huaja. Në një deklaratë nga zëdhënësit e bankës, thuhej se:

Ne jemi të vetëdijshëm se problemi teknik nënkuptonte se disa klientë ishin në gjendje të tërhiqnin ose transferonin fonde mbi kufijtë e tyre normalë. Këto transferta dhe tërheqje do të aplikohen sot në llogaritë e klientëve. Ne i bëjmë thirrje çdo klienti që mund të gjendet në vështirësi financiare për shkak të mbitërheqjes në llogarinë e tyre, të na kontaktojë. Ne kërkojmë falje sinqerisht për ndërprerjen që shkaktoi ky problem. Ne e dimë se kemi rënë shumë më poshtë standardeve që klientët tanë presin nga ne.

Disa klientë raportuan se nuk kishin qasje në llogaritë e tyre për orë të tëra dhe nuk ishin në gjendje të transferonin para për pagesat e rëndësishme dhe nevojat urgjente që kishin. Disa klientë të tjerë gjithashtu kishin probleme me tërheqjen e parave nga bankomatet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50936 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE