Shifra e çmendur, Blendi Gonxhe tregon çmimin sa ka kushtuar targa e personalizuar e Noizyt

vovalbania April 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shifra e çmendur, Blendi Gonxhe tregon çmimin sa ka kushtuar targa e personalizuar e Noizyt

Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se sa ka kushtuar targa që reperi Rigels Rajku ka blerë për një makinë të tijën të llojit Lamborghini.

“Kjo targë që ka marrë dhe këngëtari Noizy hyn te kombinimet me 6 karaktere dhe duhet të jetë diku te 2.2 milionë lekë të vjetra,” – tha ai.

Gonxhja u shpreh se të tilla targa mund të mbarten nga mjeti në mjet, me kriterin që mjeti tjetër të jetë më i shtrenjtë se i pari.

Drejtori i DPSHTRR shtoi se deri tani ka 996 aplikime për targa të personalizuara. Ai tregoi se kërkesa të tilla kanë arkëtuar 24.5 milionë lekë të reja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49286 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE