Aplikimet për letërnjoftime dhe pasaporta, zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe dy të shtunat në vijim

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aplikimet për letërnjoftime dhe pasaporta, zyrat e “IdentiTek” të hapura edhe dy të shtunat në vijim

Ministria e Brendshme dhe kompania “IdentiTek” njofton qytetarët se të gjitha zyrat e aplikimit për letërnjoftime dhe pasaporta do të jenë të hapura edhe dy të shtunat e ardhshme, me datë 19 dhe 26 gusht.

Kjo për të lehtësuar shërbimin për qytetarët tanë, që kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri, e njëkohësisht të ripajisen me dokumente idetifikimi dhe udhëtimi.

Procedura për aplikim për letërnjoftim apo pasaportë ju merr vetëm pak minuta kohë, në zyrën e “IdentiTek”, që ndodhen në zonën ku banoni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49357 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE