Kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend/Parashikimi i motit për sot!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vend/Parashikimi i motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime  e me alternime vranësirash mesatare deri të dendura në orët e mesditës dhe kryesisht në relievet malore në lindje. Në relievet malore në lindje, ka reshje shiu të herëpas’hershme me intensitet të ulët. Në mënyrë të izoluar dhe në periudha tepër afatshkurtra, këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave e të rrebesheve, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindja e veriperëndimi, me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, ndërsa në bregdetin jugor e në lugina, era intensive kap një shpejtësi 10-14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
21/36
Diell

Kukës
20/32
Diell re shi

Lezhë
19/34
Diell

Dibër
17/33
Diell re shi

Durrës
22/37
Diell

Tiranë
23/35
Diell re

Elbasan
21/36
Diell re shi

Berat
19/35
Diell re shi

Vlorë
21/34
Diell

Korçë
17/32
Diell re shi

Gjirokastër
17/35
Diell re

Sarandë
21/33
Diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE