U dëmtua gjatë punës/ E RËNDË, ndërron jetë 45-vjeçari indian në Elbasan

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U dëmtua gjatë punës/ E RËNDË, ndërron jetë 45-vjeçari indian në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotmë në Elbasan, ku një shtetas indian ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fabrikën e aluminit, ku 45-vjeçari me origjinë nga India ishte duke punuar. Sipas policisë, shkak për vdekjen është bërë një aksident gjatë punës, që i ka shkaktuar plagë të rënda.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në ish-kombinatin metalurgjik, gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune, shtetasi indian O. P., 45 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE