Pas lajmeve për divorcin e saj me Sam Asghari, Britney Spears ‘zhduket’ nga rrjetet sociale!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas lajmeve për divorcin e saj me Sam Asghari, Britney Spears ‘zhduket’ nga rrjetet sociale!

Britney Spears dhe Sam Asghari po ndahen zyrtarisht, pasi ky i fundit paraqiti kërkesën për divorc nga ylli i popit të mërkurën vetëm disa orë pasi u publikua lajmi për ndarjen e tyre, raportojnë disa media ndërkombëtare. Sipas TMZ, Asghari përmendi “dallimet e papajtueshme” dhe kërkon gjithashtu që ylli të paguajë mbështetjen bashkëshortore dhe tarifat e avokatëve të tij.

Çifti i famshëm i dhanë fund martesës së tyre një vit pas ceremonisë që bëri bujë të madhe gjithandej. Asghari u tha që “po përpiqet të negociojë koncesione përtej martesës së tij dhe kërcënon të dalë publikisht me informacione jashtëzakonisht të sikletshme për Britney-n nëse nuk paguhet”. Këngëtarja e hitit “Oops! I Did It Again” ndërkohë ka fshirë të gjitha fotografitë me Sam.

Ajo gjithashtu ka mbyllur llogarinë e saj zyrtare në Instagram. Thashethemet se 29 vjeçari dhe 41 vjeçarja ishin në krizë martesore kanë qarkulluar për një kohë të gjatë mes raportimeve se të dy jetonin të ndarë prej kohësh.

Së fundmi Asghari, ka thyer heshtjen dhe ka deklaruar se kanë vendosur t’i japin fund “udhëtimit së bashku” pas 14 muajsh martesë. Ai u shpreh se:

Pas 6 vitesh dashuri dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit, unë dhe gruaja ime kemi vendosur të përfundojmë rrugëtimin tonë së bashku. Ne do të mbajmë dashurinë dhe respektin që kemi për njëri-tjetrin dhe i uroj asaj gjithmonë më të mirën. Të kërkosh privatësi duket qesharake, kështu që unë thjesht do të kërkoj që të gjithë përfshirë mediat të jenë të sjellshëm.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50114 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE