Gjendet në Britani të Madhe breshka aligator!

vovalbania February 12, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjendet në Britani të Madhe breshka aligator!

Një breshkë “e rrezikshme” me nofulla mjaft të forta është gjetur në Cumbria në veriperëndim të Britanisë së Madhe. Breshkat aligator kanë origjinën në lumenjtë dhe kënetat e Floridës dhe dallohen nga guaska e tyre, e cila u jep atyre një pamje të ngjashme me dinozaurët.

MEET “FLUFFY”

A dog walker in North England found the invasive alligator snapping turtle.

Experts are stumped about how this species, native to swamps and rivers in southern parts of the U.S., ended up in the UK.

They really hope there aren’t more… me too.

Source: BBC pic.twitter.com/K8abWP1WJ5

— Mario Nawfal (@MarioNawfal) February 10, 2024

Zvarraniku i ujërave të ëmbla u kap nga këshilltarja lokale Denise Chamberlain, e cila e vendosi breshkën në një shportë dhe e çoi tek një veteriner. Veterineri Dom Moule tha se “ishte vërtetë i befasuar” kur Chamberlain i solli breshkën. Në fillim mendoi se zvarraniku misterioz mund të ishte një breshkë me kokë.

“Nuk e prisja as që do të ishte një breshkë aligator”,-tha ai. Moule shtoi se kafsha është hedhur me siguri nga një pronar, që nuk e dinte se sa e vështirë do të ishte të kujdesej për një kafshë shtëpiake ekzotike. Breshkat aligator ushqehen me peshq, bretkosa, gjitarë të vegjël dhe madje edhe breshka të tjera. Mund të rriten deri në 100 centimetra dhe peshojnë deri në 90 kilogramë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49821 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE