“Lideri i opozitës u arrestua njësoj si në Rusi”, Berisha flet online në protestë: Tentuan të na përçajnë, uragani ka pushtuar Tiranën!

vovalbania February 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Lideri i opozitës u arrestua njësoj si në Rusi”, Berisha flet online në protestë: Tentuan të na përçajnë, uragani ka pushtuar Tiranën!

Në protestën e opozitës së bashkuar, ka mbajtur fjalën e tij përmes një video-konference edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha tha në fjalën e tij, se Edi Rama është ai individ, që ka larguar në 10 vite, 1 milionë shqiptarë nga vendi. Berisha akuzoi Ramën se po tenton ta zhdukë opozitën, duke vepruar njësoj si liderët politikë në vende si Rusia dhe Uganda.

 Të nderuar qytetarë. Përshëndetje për ju, për të gjithë, që keni mbushur sheshin nga çdo trevë e shqiptarisë. Uragani juaj është uragani i lirisë. Enver Hoxha ishte Hitleri shqiptar. Sot pas 33 viteve demokracie, në krye të vendit ka ardhur një njeri, që e ka zhytur vendin në mjerim dhe ka larguar në 10 vite qeverisje, 1 milionë shqiptarë.  Non grata im ishte si termi i dikurshëm “armiku i popullit”. Fill pas kësaj, na grabitën vulën e partisë. Na mohuan financat, na mohuan komisionerët në qendrat e votimit. I frynë qëllimisht zjarrit të përçarjes dhe konfliktit mes nesh. Lideri i opozitës u arrestua si person nën hetim si në Rusi dhe u tentua t’i ndalohej fjala e lirë.

Vijon…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE