Zgjidhja ideale për dhimbjet e papritura të dhëmbëve, e përgatisni vet në shtëpi!

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjidhja ideale për dhimbjet e papritura të dhëmbëve, e përgatisni vet në shtëpi!

Jo shumë veta e dinë aftësinë e karafilit kundër dhimbjes së dhëmbëve. I gjithë sekreti qëndron tek një element që gjendet tek karafili. Eugenoli është një qetësues natyral dhe antibakterial. Ai funksionon si lehtësues i inflamacionit të mukozës së gojës. Si fillim, ju duhet një garzë e pastër apo një topth pambuku. Zhyteni garzën apo pambukun në vajin e karafilit. Disa pika mjaftojnë. Me kujdes aplikojeni sipër vendit që është skuqur apo që ju dhemb.

Piqni në një tigan farat e karafilit, në zjarr të ngadaltë. Kështu do të jetë më e lehtë të marrim esencën e tyre. Shpëlajini farat e karafilit me ujë të ftohtë dhe vendosini për t’i tharë. Në një pjatë apo tas guri hidhni farat e karafilit dhe shtypini lehtë derisa të jenë copëzuar. Shtoni vaj ulliri. Të gjithë këtë përbërje e kalojmë në një shishe qelqi të vogël, të cilën do ta ruajmë në një vend të thatë dhe të freskët. Tundeni shishen çdo dy ditë.

Mbajeni vajin me farat e karafilit kështu për dy javë. Me anën e një cope të imët, kulloni farat e karafilit nga vaji. Ruajeni në frigorifer dhe përdoreni brenda një muaji. Përdorni gjysmë luge gjelle fara karafili për 100 ml vaj ulliri. Mund të përdorni dhe një lugë me fara nëse doni një përqendrim të aromës dhe shijes së farave të karafilit. Disa studime sugjerojnë se larja e gojës me një gotë ujë dhe një lugë kafeje vaj karafili, bën të mundur eliminimin e baktereve të mbetura nga ushqimet apo nga faktorë të tjerë. Këshillohet të përdoret vetëm 2-3 herë në dy javë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49726 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE