Himarë, vijon nga dje zjarri në kodrat e Pilurit dhe Qeparosë! Në ndihmë  edhe një helikopter

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greqia premton dëmshpërblim për të prekurit nga zjarret

Dy vatrat aktive të zjarrit në Qeparo dhe Pilur të Himarës vijojnë të jenë aktive. Zjarri nisi që prej mbrëmjes në kodrat e dy fshatrave ndërsa ditën e sotme po bëhet e mundur shuarja e tij.

Si pasojë janë djegur kodrat me shkurre ndërsa zjarrfikësit ndodhen në zonë zjarrfikësit e Himarës të ndihmuar dhe nga një helikopter, po ashtu ditën e sotme kanë ardhur në ndihmë edhe 40 ushtar të FA.

Ndërkaq, dy persona janë arrestuar si autorë të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Kudhës në Himarë.

Ata ndezën zjarr në një sipërfaqe pyjore të marrë me qira, me qëllim rigjenerimin e kullotës, dhe si pasojë u dogjën dhjetëra hektarë në territorin e fshatit Kudhës.

Ndërkohë është proceduar penalisht për shpërdorim detyre, një inspektor i pyjeve në bashkinë e Himarës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49837 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE