Më e bukura për vitin 2023, çfarë duhet të dini për Nancy Jewel McDonough!

vovalbania January 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më e bukura për vitin 2023, çfarë duhet të dini për Nancy Jewel McDonough!

T.C. Candler, e cila merret me përzgjedhjen e 100 fytyrave më të bukura të vitit ka zgjedhur si gruan më të bukur të vitit 2023 këngëtaren, aktoren dhe prezantuesen amerikano-koreane Nancy Jewel McDonough. Nancy është një yll i k-pop-it dhe u bë e famshme me bandin pop “Momoland”.

23-vjeçarja ka lindur në Korenë e Jugut, por është rritur në Amerikë, pasi babai i saj Richard është amerikan. Megjithatë, ajo u kthye në vendlindje për të përfunduar shkollën e mesme atje. Siç raporton “CNA Life Style”, pesë vendet e tjera për gratë më të bukura në botë u plotësuan nga influencuesja dhe modelja ruse Dasha Taran, këngëtarja koreane Sana Minatozaki, aktorja hollivudiane Gal Gadot dhe modelja amerikane Jasmine Tookes, e cila vitin e kaluar ishte fituesja e kësaj liste.

Ariana Grande, eështë në vendin e 79-të, aktorja britanike Emma Watson zuri vendin e 83-të, ndërsa aktorja australiane Margot Robbie është e 90-ta në listë. Në krye të listës së meshkujve më të bukur të këtij viti ishte aktori amerikano-francez Timothée Chalamet, ndërsa vitin e kaluar ishte në vendin e katërt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49447 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE