Dibër, ndezi zjarr në tokën e tij, por dogji 2 hektarë me barishte dhe shkurre/Procedohet penalisht 68-vjeçari!

vovalbania August 20, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Dibër, ndezi zjarr në tokën e tij, por dogji 2 hektarë me barishte dhe shkurre/Procedohet penalisht 68-vjeçari!

Në fshatin Çidhën të Dibrës, një 68-vjeçar ndezi zjarr për të djegur disa barishte në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes, flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh me barishte e shkurre.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse ndërhynë duke vënë nën kontroll zjarrin e pas disa orësh bënë të mundur shuarjen e tij. Uniformat blu identifikuan e shoqëruan autorin e dyshuar të zjarrvënies, i cili po procedohet penalisht.

Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e shkurreve, dhe si pasojë e përhapje së flakëve u dogj një sipërfaqe e madhe toke, procedohet penalisht autori i zjarrvënies.

Policia e Dibrës ka marrë njoftim se në fshatin Çidhën, kishte rënë zjarr dhe zjarri po përhapej me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes së bashku me shërbimin zjarrfikës. Shërbimet e Policisë së bashku me forcat zjarrëfikëse vunë nën kontroll zjarrin dhe pas disa orësh bënë të mundur fikjen e tij.

Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin H.K., 68 vjeç, banues në Dibër.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 68-vjeçari, kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Kryeministri Rama u shpreh dje se “djegia e pyjeve është krim barbar që duhet të ndëshkohet pa mëshirë nga drejtësia”.

Reagimet shumë efikase të policisë kanë bërë që me rihapjen e gjykatave, një sërë zjarrvënësish të arrestuar të dalin para gjyqit, ku uroj, shpresoj dhe bëj thirrje që të trajtohen me dënimet më të rrepta, për shkatërrimin e një pasurie të paçmueshme të vënë brez pas brezi, e cila u takon brezave dhe për cënimin e së cilës ligji parashikon deri në 15 vjet burg.

Djegia e pyjeve është një krim barbar që duhet të ndëshkohet pa mëshirë nga drejtësia, për ta bërë shumë të qartë se çfarë e pret në këtë botë një zjarrvënës, përpara se sa të digjet në ferrin e botës së përtejme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE