Radhë të gjata në pikat kufitare të Kosovës, emigrantët presin katër orë në dalje!

vovalbania August 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Radhë të gjata në pikat kufitare të Kosovës, emigrantët presin katër orë në dalje!

Emigrantët që ishin në Kosovë, po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Kjo ka bërë që në dy pikë kalimet kufitare të ketë radhë të gjata të automjeteve.

Sipas informatave që ka publikuar Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë, në pikë kalimin kufitar Merdarë, radhët janë deri në 800 metra dhe pritja në dalje është nga 180 deri në 200 minuta. Kurse, në hyrje pritjet janë nga 3-5 minuta.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë nga 30 deri në 40 minuta.

Ndërsa, në Jarinjë, pritjet në dalje janë nga 15-20 minuta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50254 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE