Rrëzohet në Hënë anija kozmike ruse, Luna-25!

vovalbania August 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rrëzohet në Hënë anija kozmike ruse, Luna-25!

Anija kozmike e Rusisë, Luna-25 u rrëzua sot në sipërfaqen e Hënës, pasi  kishte humbur kontrollin. Lajmin e bën të ditur Agjencia ruse e Hapësirës, Roskosmos. Ky ishte i pari mision i Moskës në Hënë në 47 vitet e fundit, por duket se ka dështuar, duke mos shkuar sipas parashikimeve.

Anija kozmike pritej të zbarkonte në polin jugor të Hënës, por e pati të pamundur pasi hasi në probleme teksa po lëvizte në orbitë, para zbarkimit të planifikuar për ditën e nesërme.

Qëllimi ishte që të eksplorohej një pjesë e Hënës, për të cilën shkencëtarët mendojnë se mund të përmbajë uji të ngrirë dhe gjithashtu elemente të çmuara.

Në një deklaratë të publikuar sot, agjencia Roskosmos theksoi se nga dje pasdite i ka humbur të gjitha kontaktet me anijen kozmike.

Mjeti lëvizi nëpër një orbitë të paparashikuar dhe u shua si pasojë e përplasjes në sipërfaqen e Hënës.

Një ditë më parë, anija kozmike përjetoi një “situatë të pazakontë” në momentin kur po përgatitej për të hyrë në orbitën e parazbarkimit, pra më përpara uljes në sipërfaqen hënore, më 21 gusht.

Sipas mediave ruse, zyrtarët e Hapësirës mbajtën një takim emergjent gjatë natës së 19-20 gushtit, në përpjekje për të shpëtuar misionin, por pa sukses.

Luna-25 hyri në orbitën hënore katër ditë më parë, më 16 gusht, duke u bërë anija e parë kozmike ruse që e bën këtë që nga Luna-24 në vitin 1976, në kohën e liderit sovjetik, Leonid Brezhnjev.

Rusia nuk e ka fshehur se synon që të ndërtojë një bazë në Hënë deri në vitin 2040.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51607 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE