Vullkani ‘alarmon’ Islandën, kryeqyteti i vendit mund të goditet nga ndotja e gazit!

vovalbania December 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vullkani ‘alarmon’ Islandën, kryeqyteti i vendit mund të goditet nga ndotja e gazit!

Ndotja e gazit si pasojë e shpërthimit vullkanik pranë qytetit Grindavik, Islandë, ka të ngjarë të godasë edhe kryeqytetin islandez në orët në vijim. Llava po del nga një çarje në sipërfaqen e tokës që është rreth 3.5 km e gjatë dhe po rritet me shpejtësi.

“Edhe pse fuqia e shpërthimit vullkani po zvogëlohet, kryeqyteti Rejkjajvik është në rrezik nga ndotja e gazit.”-tha në një përditësim Zyra Meteorologjike e vendit.

Sipas autoriteteve, kjo ndotje mund të vërehet në zonën e kryeqytetit sonte vonë ose nesër në mëngjes. Intensiteti i llavës ka filluar të zvogëlohet disi që pas shpërthimit. Gjithashtu ky shpërthim nuk është parashikuar të çojë në ndonjë shtëllungë hiri, si në vitet 2010, por rreziku mbetet prezent.

Kujtojmë se rreth 4,000 banorë u evakuuan në orët e para të së shtunës, ku pritej shpërthimi vullkanik pas shumë lëkundjeve të tokës atje. Ky është shpërthimi i katërt vullkanik në shtetin islandez në tre vitet e fundit. Islanda njihet si një nga rajonet më vullkanike në planet, gjithashtu edhe si një zonë sizmike, ku pllakat tektonike shkëputen nga 2 cm çdo vit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49462 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE