Mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në mes të detit, shpëtohen dy të rinjtë që rrezikuan të mbyteshin në Shëngjin!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në mes të detit, shpëtohen dy të rinjtë që rrezikuan të mbyteshin në Shëngjin!

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë Kufitare iu shpëton jetën 2 shtetasve që rrezikuan të mbyteshin, pasi mjeti i tyre lundrues Jet Ski, pësoi defekt në mes të detit, mbrëmjen e djeshme. Pas gjysmë ore kërkimi në det, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar rreth 5 milje larg, njërin nga shtetasit, i cili po tentonte të dilte në breg me not dhe më pas kanë lokalizuar drejtuesin e mjetit lundrues që kishte pësuar defekt.

Mbrëmjen e djeshme, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin kanë marrë njoftim se dy shtetas që ishin futur në det, me një mjet lundrues Jet Ski, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, nuk ishin kthyer në breg dhe kishin humbur kontaket me familjarët e tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë nisur menjëherë kontrollet, me mjetet lundruese të Policisë Kufitare.

Pas gjysmë ore kërkimi, është lokalizuar në det, rreth 5 milje larg nga bregu, 17-vjeçari – pasagjer i mjetit lundrues, i cili po tentonte të dilte në breg, me not, për të kërkuar ndihmë, pasi mjeti lundrues Jet Ski me të cilin po lundronte bashkë me shokun e tij, kishte pësuar defekt. Menjëherë, shërbimet e Policisë e kanë marrë 17-vjeçarin në mjetin e tyre lundrues dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Më pas, shërbimet e Policisë Kufitare kanë lokalizuar në det, 18-vjeçarin që kishte mbetur në det sepse mjeti lundrues Jet Ski që po drejtonte kishte pësuar defekt dhe rrezikonte të fundosej. Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë marrë në mjetin e tyre lundrues, 18-vjeçarin dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr në breg, mjetin lundrues Jet Ski që kishte pësuar defekt. Të dy shtetasit që u shpëtuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48793 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE