Jo vetëm si bimë mjekësore, gjithçka rreth hithrave!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm si bimë mjekësore, gjithçka rreth hithrave!

Hithra është një bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore. Më herët hithrat janë përdorur për të kuruar disa probleme shëndetësore, megjithatë deri tani nuk ka pasur mjaftueshëm të dhëna shkencore që të vërtetojnë nëse janë efikase ose jo. Pas studimeve është konkluduar se hithrat përmbajnë ingredientë që mund të ulin inflamacionin.

Hithrat mund t’i gatuani si sallatë, me vaj ulliri e limon, në byrek, supë apo salca të shijshme që shoqërojmë mishin ose peshkun. Mos anashkaloni pa bërë ndonjë ushqim, çaj, pije apo edhe maska të freskët me hithra. Hithra është e pasur me hekur, kalium, magnez dhe vitaminat A, B, E, D dhe K. Ky kombinim sigurisht që do t’ju japë fuqi dhe do t’iu ndihmojë të luftoni kundër lodhjes pranverore.

Konsumojeni atë gjithashtu në rastet kur keni avitaminozë, gjakderdhje, dhimbje menstruale apo probleme me stomakun. Çaji i hithrës pa problem mund ta zëvendësojë kafen e mëngjesit. Kjo pije konsumohet edhe për detoksikimin e organizmit si dhe për dobësim. Hithra është efikase për anemi, qarkullim të dobët të gjakut, diarre, astmë, kancer, shërimin e plagëve dhe probleme të tjera.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50542 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE