U bë viral në vitin 2017 dhe u kthye në një simbol të meme-ve, ngordh qeni më i famshëm në botë!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U bë viral në vitin 2017 dhe u kthye në një simbol të meme-ve, ngordh qeni më i famshëm në botë!

Qeni me famë botërore Balltze Cheems, i cili ishte një nga qentë më të famshëm në mediat sociale, ngordhi së fundmi gjatë operacionit torakotomi, njoftoi pronari i tij. Bëhet fjalë për qenin e racës Shiba Inu, i cili u bë viral në vitin 2017, për pozat e çuditshme që merrte në foto, madje u kthye në një simbol meme-je Me anë të një deklarate pronari i tij tha se:

Balltze Cheems ra në gjumë më 18/8. Ai ndërroi jetë të premten në mëngjes gjatë torakotomisë së tij të fundit. Pas këtij operacioni donim t’i organizonim kimioterapinë apo ndonjë trajtim tjetër të mundshëm, por tashmë është vonë. Mos u trishtoni, ju lutem mbani mend gëzimin që Balltze i solli botës. Ai ndihmoi shumë njerëz gjatë pandemisë dhe solli shumë gëzim për shumë prej jush, por tani misioni i tij ka përfunduar. Besoj se ai po vrapon lirshëm në qiell dhe po ha ushqim shumë të shijshëm me miqtë e tij të rinj. Ai do të jetë gjithmonë në zemrën time. Shpresoj që të vazhdojë t’u sjellë gëzim të gjithëve në botën online, kjo është kërkesa ime e vetme modeste.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cheems_Balltze (@balltze)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48825 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE