Keni shumë rroba dhe nuk dini ku t’i fusni, sekreti qëndron tek sistemimi i dollapit…

vovalbania August 22, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Keni shumë rroba dhe nuk dini ku t’i fusni, sekreti qëndron tek sistemimi i dollapit…

Kohët e fundit, pastrimi dhe rregullimi i dollapëve është transformuar nga një detyrë e mërzitshme shtëpiake në një trend mode. Për këtë arsye, ekspertët e AgroWeb.org janë konsultuar me profesionistët për të marrë prej tyre këshillat më të mira se si duhet ruajtur rregulli dhe pastërtia në dollapët e rrobave. Rregulli i artë i sistemimit të dollapit është që ta organizoni në mënyrë të atillë që t’ju veshë shpejt, siç duhet dhe bukur.

Rrobat duhen ndarë sipas kategorive

Rrobat duhen ndarë në kategori:

pantallona,
kostume
fustane,
këmisha,
triko e xhinse
rroba sportive dhe të gjumit
aksesorë,
të brendshme.

Në dollapët tuaj, secila prej rrobave duhet ndarë sipas kategorive. Pra, fustanët duhen palosur ose varur me fustanet, pantallonat veçmas, bluzat veçmas e të brendshmet veçmas.

Rrobat delikate vendosen në varëse

Nëse keni rroba delikate, sigurohuni që ato të qëndrojnë gjithmonë në varëse, jo të palosura e aq më pak të zhubrosura. Rrobat duhen varur në të njëjtin drejtim për të krijuar sa më shumë rregull në dollap.

Varëset e njëjta

Varëset nuk duhet t’i zgjidhni plastike por prej druri që të mund të mbajnë si palltot e rënda edhe bluzat e lehta. Për kostumet dhe bluzat prej mëndafshi ose rroba delikate duhet të zgjidhni varëse të kadifenjta.

Xhinset dhe trikot duhen palosur

Pantallonat xhins apo të një materiali më të trashë dhe trikot nuk duhen mbajtur në varëse por palosur. Ato zënë vendin e tyre, janë të rënda dhe qëndrojnë të paprekura e të palëvizura në dollap.

Pizhamet dhe kostumet sportive nëpër rafte

Bluzat prej pambuku, streçet sportive apo pantallonat e shkurtra, janë të holla dhe të manovrueshme. Ato janë perfekte për tu mbështjellë në formën e tubit duke liruar më shumë vend në rafte. Pra këto rroba nuk duhen palosur si zakonisht por u duhet dhënë forma e një tubi të vogël dhe të futen ose në rafte ose në kutiza rrobash.

Rrobat më të përdorura duhet të jenë para syve

Çdo rrobë apo veshje që e vishni rregullisht duhet të jetë në zonën e mesit të dollapit dhe në një nivel me sytë. Rrobat më pak të përdorura duhet të jenë në sirtarët apo pjesën e sipërme të dollapit.

Veshjet e brendshme

Veshjet e brendshme ruhen në sirtarin më të afërt dhe më të arritshëm në dollap. Në mënyrë që të maksimizoni rregullin në këtë sirtar, ekspertët këshillojnë përdorimin e ndarëseve plastike të hapësirës në sirtarë. Me disa syresh, mund të palosni e mbështillni të brendshmët në forma të vogla, e kësisoj sirtari do të jetë tepër i rregullt.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49553 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE