Maska natyrale që do t’ju mbrojë flokët tuaj nga dielli!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Maska natyrale që do t’ju mbrojë flokët tuaj nga dielli!

Gjatë verës, dielli është armiku më i madh i flokëve tona. Përveç kësaj, praktikisht kombinime mjaft negative për shëndetin e flokëve janë dielli dhe uji i detit. Për këtë arsye jemi përpjekur që të gjejmë recetën më të mirë natyrale për maskën e flokëve.

Sipas ekspertëve, ju nevojiten vetëm disa përbërës natyralë që mund t’i gjeni në kuzhinën tuaj. Vëreni në flokë të thatë dhe lëreni disa minuta që flokët ta thithin mirë dhe shpëlajeni me ujë të vakët. Ja çfarë ju duhet:

  • 1 e verdhë e vezës.
  • 2 lugë vaj ulliri.
  • 1 lugë lëng limoni.

Të gjithë artikujt përzieni me mikser. Nëse dëshironi që maska të bëhet më e lëngshme në mënyrë që ta vendosni më lehtë në flokë, shtoni vetëm një lugë ujë. Vëreni maskën në flokë të thatë (nuk duhet me patjetër që flokët të jenë të pastër), lëreni të veprojë gjysmë ore dhe shpëlajini.

Pas kësaj maske lani flokët normalisht me shampon tuaj. Gjatë verës mos harroni t’i hidratoni rregullisht flokët. Për shembull, nëse flokët do t’i lani sot, dy orë para larjes vendosni në flokë vaj ulliri apo kokosi nga maja e flokut deri te përfundimi i majave. Pastaj lani flokët me kujdes. Armiku më i madh i dëmtimit të flokëve është alkooli i cili në sasi të mëdha gjendet në çdo shampon. Gjatë verës flokët gjithmonë lajini me shampo kundër flokëve të thatë dhe të dëmtuar, pa marrë parasysh se si janë flokët aktualisht.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49566 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE