Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për të, ju tregojmë gjithçka për vetitë e mrekullueshme të ‘bishtit të kalit’!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për të, ju tregojmë gjithçka për vetitë e mrekullueshme të ‘bishtit të kalit’!

Bima e njohur si Bishti i Kalit njihet gjerësisht për fuqinë e saj diuretike. Është një bimë që gjendet lehtësisht edhe në vendin tonë. Ka një efekt të shpejtë në reduktimin e ënjtjes dhe për të luftuar ujin e tepërt në trup. Është një antioksidant i shkëlqyer dhe ndihmon në luftimin e plakjes qelizore.

Bën të mundur shërimin e shpejtë të plagëve. Përmirëson dhe përshpejton rikuperimin e frakturave dhe ndrydhjeve të kockave. Parandalon sëmundjet e sistemit urinar, si cistiti apo gurët në veshka. Gjithashtu ‘bishti i kalit’ është një ilaç i famshëm bukurie. Disa produkte bukurie përfshijnë ekstraktin e tij për shkak të vetive të shkëlqyera.

Ekstrakti i tij është një tonik i mirë për fytyrën i cili forcon strukturën e lëkurës duke parandaluar shfaqjen e rrudhave, pasi i jep lëkurës një elasticitet më të madh. Gjithashtu parandalon edhe shfaqjen e strijave. Është super i dobishëm për trajtimin e disa problemeve si rënia e flokëve, thinja e parakohshme ose zbokthi. Gjithashtu forcon flokët.

Nuk rekomandohet konsumimi i tij për periudha të gjata kohore, por në faza të shkurtra maksimumi 3 ose 4 javë, me pushime në mes. Mund ta konsumoni edhe në kohën e duhur për të luftuar një sëmundje akute, si ënjtja apo lodhja. Gjithashtu nuk duhet konsumuar gjatë shtatzënisë ose nëse keni gastrit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49635 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE