Alban Skënderaj dhe Miriam Cani po sjellin një tjetër bashkëpunim?

vovalbania September 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani po sjellin një tjetër bashkëpunim?

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një nga çiftet më të dashura shqiptare. Përtej gjithë dashurisë së publikut, kohët e fundit ata janë tërhequr paksa nga muzika duke mos qenë aq aktivë sa më parë dhe duke u fokusuar më shumë te biznesi. Kënga e fundit e Albanit është ajo me Elgit Dodën e publikur para 4 muajsh, kurse e Miriam Canit, “Sa shumë të dua”, 10 muaj më parë.

E së fundmi, duket se ata po sjellin një bashkëpunim. Çifti ka publikuar në rrjetet sociale dy foto romantike teksa në sfond është perëndimi i diellit. “Në kohë të mira e të vështira!”- shkroi Albani, kurse Miriami: “Zemër përmbi zemër!” Rreshta këta që nuk duken të zakonshëm por si titull a vargje këngësh. Për më tepër Miriami u ka bërë tag edhe bashkëpunëtorëve të tyre në muzikë.

Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime së bashku. I pari është “Let me die with you, i sjell para 8 vitesh. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli. Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51081 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE