Së bashku me bashkëshortin, Olta Gixhari poston foton e veçantë nga ditëlindja e djalit të saj!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Së bashku me bashkëshortin, Olta Gixhari poston foton e veçantë nga ditëlindja e  djalit të saj!

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Ditën e djeshme djali i saj, Amar festoi 3 vjetorin e lindjes. Në festën e organizuar për ditëlindjen e tij pamjet kanë qenë të pakta ama Olta ka postuar ditën e sotme një foto, ku duket së bashku me bashkëshortin dhe djalin duke fryrë qirinjtë e tortës.

Familja është pika ime më e rëndësishme!
Faleminderit për urimet tuaja dhe ju uroj të jeni të lumtur me të dashurit tuaj.
Me shumë dashuri nga ne të tre 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Olta është shumë aktive në rrjete sociale duke postuar foto dhe video nga përditshmëria e saj dhe duke biseduar dhe përgjigjur pyetjeve të ndjekësve. Së fundmi aktorja është kthyer disa vite pas në kohë dhe ka postuar foto dhe video të para 3 viteve kur ka qenë shtatzanë me djalin e saj, Amarin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49726 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE