A do të përfitojë tregu vendas nga nafta? Rama: “Shqiptarët nuk paguajnë asnjë taksë, është temë komplekse”!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A do të përfitojë tregu vendas nga nafta? Rama: “Shqiptarët nuk paguajnë asnjë taksë, është temë komplekse”!

Kryeministri Rama, teksa ka folur sot për zbulimin e naftës në Shpirag të Fierit, është shprehur se ky investim do të ndikojë edhe në fusha të tjera pasi tregu vendas do të jetë burimi kryesor i bazës materiale.

Teksa është pyetur nëse do të përfitojë tregu vendas nëse testi i naftës do të dalë pozitiv, Rama është shprehur se është për t’u çuditur që drejtuesit e mjeteve nuk paguajnë asnjë takse e nuk mund të flitet për përfitime të tjera.

Rama: Kemi disa skenarë e do të ishte e tepërt që këta skenarë të diskutohen sot për këtë arsye kompania është strikte deri në pasjen e një rezultati përfundimtar. Me ndihmën e zotit testi të jetë i suksesshëm dhe të jetë i mjaftueshëm për të justifikuar gjithë këtë investim kolosal. Ata që punojnë nuk e kanë arritur ende nivelin e ujit që është nën rezervë dhe metrat e ujit nënë rezervë përkthejnë sa e madhe është rezerva. Impakti i investimit në vetvete, 7 mld deri në përfundim të të gjithës është investim masiv e kolosal që do të thotë shumë punë e fonde për njerëzit e punonjësit. Shumë zhvillime në infrastrukturë e investim.

A do të përfitojë tregu vendas?

Rama: Kjo është një temë komplekse dhe jo me larg se mbrëmë ishim me një grup investitorësh nga SHBA-ja dhe kur dëgjuan se Shqipëria nuk ka asgjë tjetër që duhet të paguajën përdoruesit shqiptarë përveç tarifës fillestare dhe naftës mbeten pa fjalë. Është në çmimin e secilit sa naftë harxhon dhe e paguan por nuk kanë taksa të tjera. Nëse ne hyjmë në klubin e prodhuesve seriozë të naftës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE