Zbardhet DËSHMIA e Eldi Allushit/ Aksidenti tek diga e Liqenit, 26-vjeçari nuk ishte vetëm në makinë

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbardhet DËSHMIA e Eldi Allushit/ Aksidenti tek diga e Liqenit, 26-vjeçari nuk ishte vetëm në makinë

Është zbardhur dëshmia e 26-vjeçarit Eldi Allushi, i cili u aksidentua me makinën e tij “BMW x6” në orët e para të mëngjesit në digën e Liqenit Artificial.

Gjatë marrjes në pyetje, i riu ka mohuar të ketë qenë drejtues i mjetit luksoz, por më pas ka ngritur pretendimet se i ka ngelur pedalja e gazit e takuar.

Pas hetimeve, është zbuluar se në automjet, bashkë me Allushin ndodheshin edhe dy të rinj të tjerë. Njëri prej tyre është shoqëruar nga Policia ndërsa tjetri po kërkohet për t’u marrë në pyetje.

Kujtojmë se Allushi u ndalua disa orë pas aksidentit. Pasi u aksidentua, ai mori targën e mjetit e më pas u largua, por u arrestua rreth orës 15:00, në rrugën e Arbrit. Atij iu është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar në efektin e pijeve alkoolike. Policia ka dyshime se në orën 5 të mëngjesit që ka ndodhur aksidenti ai mund të ketë qenë i alkoolizuar apo i droguar.

Për të vërtetuar këtë dyshim i është marrë kampion gjaku dhe pritet përgjigje e analizave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE