Kiara e habitur me sjelljen e Luizit në shtëpi, zbulon dëshirën e veçantë që ka

vovalbania October 12, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kiara e habitur me sjelljen e Luizit në shtëpi, zbulon dëshirën e veçantë që ka

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, moderatorja Kiara Tito ka folur në lidhje me emisionin e ri “Fan Club DwTS” dhe për jetën e saj personale.

Kiara ka treguar ndër të tjera se njerëzit duan shumë detaje për jetën e saj private dhe të Luizit.

“Shumë persona na kërkojnë që të bëjmë vlog për të parë se si jemi jashtë shtëpisë së Big Brother. Do donim ta mbanim një kamer gjatë gjithë kohës, por s’mundemi. Luizi është shumë i përkushtuar dhe gjëja më e rëndësishme është që më përkrah në çdo hap që unë ndërmarr. Është e rëndësishme për një çift që të përkrahim njëri-tjetrin, siç bëjmë ne të dy. Gjithçka shkon shumë mirë”, tha Kiara.

Kiara thotë se diçka që e ka habitur te Luizi është durimi që ai ka.

“Më ka habitur, ka një durim të jashtëzakonshëm. Se në femrat dihet si jemi, vonohemi për tu bërë gati, për të shkuar diku. Ai vjen gjithmonë me mua kur ka kohë të lirë dhe nuk më thotë asnjëherë asgjë, është për tu habitur”.

https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/10/Kiara-e-habitur-me-sjelljen-e-Luizit-ne-shtepi-zbulon-deshiren-e-vecante-qe-ka-Vip-Magazine.al_.mp4
Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48873 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE