“Social Top 5” rikthehet me ndryshime të mëdha… Ja cili VIP kryeson këtë herë!

vovalbania September 22, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Social Top 5” rikthehet me ndryshime të mëdha… Ja cili VIP kryeson këtë herë!

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram. Por cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në Instagram?

Ka kaluar pak më shumë se një muaj që nga kjo rubrikë dhe ndryshimet kanë qenë të mëdha. Ja se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj kohe me fansat e tyre në Instagram…

10. I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”. Megjithatë, që nga hera e kaluar ai ka humbur 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 122K.

9. Këngëtarja Nita Latifi nuk ka pësuar shumë ndryshime. Këtë herë ajo ka fituar 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 142K.

8. Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë, Dea Mishel angazhohet dhe në një tjetër projekt kaq të madh e të rëndësishëm. Dea ka fituar po ashtu 1 mijë ndjekës dhe ka shkuar në 302K.

7. “Në kuadër të dashurisë”, një komedi romantike, është prodhimi i parë filmik, i cili ka premierë më shpejt se sa mendonit… Së shpejti të gjithë fansat e Luiz Ejllit do të kenë mundësinë që ta shohin si aktor. Luizi ka fituar 2 mijë ndjekës.

6. Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të ‘BBV 2’ edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori ka fituar 6 mijë ndjekës nga hera e kaluar, nga 527K në 533K.

5. Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. Ajo ka fituar po ashtu 6 mijë ndjekës.

4. Keisi Medini ka fituar 9 mijë ndjekës më shumë në Instagram. Nga 357K, llogaria e saj ka shkuar në 366K.

3. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBV, Efi Dhedhes iu bë një surprizë nga “Vëllai i Madh” dhe bëhej fjalë për një bashkëpunim me “Lori Caffe”. Së fundmi përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Efi ka publikuar një foto, ku shihen kutitë e kafëse së “Lori Caffe”. Efi ka fituar po ashtu 9 mijë ndjekës.

2. Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre. Kiara ka fituar plot 40 mijë ndjekës në Instagram.

1. Dhe vendi i parë për këtë javë shkon për Ronaldo Sharkës. Që nga muaji i kaluar, Ronaldo ka fituar plot 50 mijë ndjekës më shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48830 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE