Rast horrori në SHBA! Gruja vret pronarin dhe jep shtëpinë e tij me qera!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rast horrori në SHBA! Gruja vret pronarin dhe jep shtëpinë e tij me qera!

Një grua dyshohet se ka vrarë pronarin e saj dhe ka fshehur trupin e tij. Ajo ka dhënë me qira shtëpinë e tij dhe ka mbledhur qira nga qiramarrësit e tjerë. Pamela Ann Merritt, 43 vjeç, është arrestuar pasi banorët e një shtëpie, 2 vite më parë raportuan të zhdukur pronarin Colin Kerdachi, 78 vjeç, sipas Departamentit të Policisë së Hjustonit. Disa njerëz që e njihnin Kerdachi-n, u thanë autoriteteve në shkurt 2021 se nuk e kishin parë atë që nga një periudhë e ftohtë që shkaktoi një ndërprerje të gjerë të energjisë, raportoi KHOU.

Një qiramarrës u tha policëve se gjeti një grua të çuditshme në shtëpinë e tij, e cila i tha se nuk do largohej. Sipas tij ajo vrau Kerdachi dhe më pas përfundoi në një spital psikiatrik. Por në tetor 2021, Merritt u kthye në shtëpi dhe një qiramarrëse tjetër tha se ajo kishte paguar qiranë për Merritt dhe të dashurin e saj, Michael Brown. Qiramarrësja tha se:

Gjeti një thikë të përgjakur në një kuti postare si dhe njolla gjaku në një dyshek në banjën e katit të tretë. Merritt i kishte i treguar se Kerdachi ra mbi një objekt të mprehtë dhe se e dërgoi atë në një spital, por vdiq më vonë.

Në dhjetor 2021, qiramarrësja thirri policët pasi zbuloi mbetje skeletore në oborrin e shtëpisë. Policët shkuan në shtëpinë në 605 West Clay Street dhe gjetën mbetjet në një fazë të avancuar dekompozimi. Merritt dyshohet se u tha hetuesve se ajo mendonte se:

Kerdachi falsifikoi vdekjen e tij dhe kishte shkuar në Afrikë, dhe se mbetjet ishin të një qeni të ngordhur.

Rezultatet e autopsisë nga Instituti i Shkencave Ligjore të Qarkut Harris, zbuluan se eshtrat i përkisnin Kerdachit. Policia ngriti akuza kundër Merritt në maj, por nuk ishte në gjendje ta gjente atë për pesë muaj. Merritt u arrestua pa incidente të premten dhe u burgos në burgun e Qarkut Harris. Ajo është akuzuar për vrasje. I dashuri i saj Brown u arrestua dhe u akuzua për manipulim të provave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50884 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE