12-vjeçari sulmohet nga qentë në Delvinë, shkon në spital me plagë të rënda!

vovalbania August 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
12-vjeçari sulmohet nga qentë në Delvinë, shkon në spital me plagë të rënda!

Një fëmijë 12 vjeç është sjellë nga familjarët në spitalin e Sarandës rreth orës 21:00 me plagë serioze në pjesë të ndryshme të trupit. Fëmija sipas dëshmisë së familjarëve është sulmuar nga disa qen stani në fshatin Rusan të Delvinës. Sulmi ka ndodhur pranë një stani bagëtish të imëta.

Mjeku i urgjencës në spitalin e Sarandës ka konfirmuar se i mituri është dëmtuar seriozisht dhe se ka plagë e të çara serioze nga koka tek këmbët, shkaktuar nga 6 qen që mbarështohen për mbrojtjen në stan. Sipas tij fëmija ka qenë i vetëm në momentin e sulmit dhe është pikasur me shumë vonesë nga familjarët e për pasojë nuk ka marrë dot ndihmë në kohë, gjykuar kjo nga dëmtimet e shumta në trup.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE