“Më kanë premtuar edhe një sulmues”, Mourinho flet për merkaton dhe bën ironi me Sanchez!

vovalbania August 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më kanë premtuar edhe një sulmues”, Mourinho flet për merkaton dhe bën ironi me Sanchez!

Drejtuesit e Romës kanë fluturuar në Londër për të negociuar transferimin në huazim të Romelu Lukakut, teksa trajneri Jose Mourinho ka ndezur edhe më shumë optimizmin me deklaratën e tij në konferencën për shtyp para ndeshjes me Veronën. Mourinho u shpreh se:

Drejtuesit më kanë premtuar edhe një sulmues tjetër përveç Azmoun, por nuk më kanë thënë asnjë emër. Azmoun mund të na ndihmojë shumë, nëse nuk do të ketë dëmtime. Pikërisht për këtë arsye ka ardhur edhe në huazim. Sipas fjalës së drejtuesve, pres edhe një sulmues tjetër, me cilësi ndryshe nga këta që kemi, për ta bashkuar me Azmoun e Belottin.

Më pas trajneri portugez komentoi jo pa ironi dëmtimin e portugezit Renato Sanchez, i cili luajti vetëm pak minuta në ndeshjen e parë ndaj Salernitanës dhe zbuloi pritshmëritë.

 Historia e Sanchezit me dëmtimet është e njohur tashmë. Nëse ai nuk do të kishte dëmtime të shpeshta, do të ishte titullar te PSG-ja dhe nuk do të vinte te Roma. Unë mendoj se skuadra jonë është për vend të 5-6 këtë sezon, bashkë me Lazion, Atalantën e Fiorentinën, ndonëse futbolli ofron gjithmonë surpriza. Titulli do të luhet mes Napolit, Interit, Milanit dhe Juventusit, të cilat janë edhe favoritet për zonën Champions.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49283 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE