Reagon Dafina Zeqiri pasi i bëri ‘unfollow’ çiftit Vula: “Kam vendosur t’i jap fund marrëdhënieve me njerëz që i kam respektuar…”

vovalbania August 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagon Dafina Zeqiri pasi i bëri ‘unfollow’ çiftit Vula: “Kam vendosur t’i jap fund marrëdhënieve me njerëz që i kam respektuar…”

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta. Prej disa ditësh rrjeti “vlon” sa i përket projektit të fundit të Dafina Zeqirit me Elgit Dodën. Shkak u bënë këngët e fundit të artistëve, një fragment i cili dukej si një përgjigje ndaj njëri-tjetrit. Ishte një varg specifik që bëri hatanë e madhe. Fjala është për pjesën:

Se ti kom dhon krejt, mi ke dhon krejt
Ama sot prapë vetëm
Ti ke humb njejt’, unë kam humb njejt’
Ama ndjenjat mbetën

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale ditët e fundit të rikthehet në qendër të vëmendjes romanca e dikurshme e Dafina Zeqirit me Ledri Vulën. Së fundmi një veprim nga ana e Dafinës dhe partneres së Ledrit, ka trazuar rrjetin. Dafina e cila dikur i ndiqte të dy, ka hequr nga Instagrami si Sarën dhe Ledrin.

Edhe Sara Hoxha nga ana e saj nuk e ndjek Dafinën. Por nga ana tjetër, Ledri vazhdon ta ndjekë akoma Dafinën në Instagram, pavarësisht se ajo e ka hequr. Pas aludimeve të shumta nga fansat për këtë veprim të këngëtares, para pak minutash erdhi dhe reagimi i saj në rrjetin social Threads. Dafina shprehet:

Mbroni gjithmonë lumturinë tuaj dhe mos lejoni askënd që t’ju përdorë! Njerëzit dhe disa të ashtuquajtura gazeta do të përdorin gjithmonë informacione kundër meje që ju t’i besoni budallallëqeve që ata shkruajnë (në favor të të tjerëve) për pikëpamje dhe para! Kam vendosur të bëj ‘unfollow’ dhe t’i jap fund marrëdhënieve me njerëz të cilët, unë Dafina, i kam respektuar, ndërkohë që ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje në këmbim.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64442 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE