Ukraina beson se do të përparojë më shpejt në frontin jugor!

vovalbania August 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina beson se do të përparojë më shpejt në frontin jugor!

Shefi i Shefave të Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë Amerikane, Gjenerali Mark Milley tha gjatë kësaj jave se është ende herët për të vlerësuar suksesin e kundërofensivës ukrainase, megjithatë si shtoi se ajo ka arritur disa suksese me rëndësi së fundmi. Komentet e gjeneralit amerikan vijnë ndërsa forcat ukrainase besojnë se kanë thyer vijën më të fortë të mbrojtjes ruse në frontin jugor dhe tashmë do të jenë në gjendje të përparojnë më shpejt.

Forcat ukrainase thanë gjatë kësaj jave se kanë ngritur flamurin kombëtar në vendbanimin Robotyne në rajonin jugor të Zaporizhzhias. Robotyne është rreth 100 km nga Berdiansku, një port në brigjet e detit Azov dhe 85 km nga qyteti strategjik i Melitopolit. Të dyja janë nën kontrollin e forcave ruse prej fillimit të agresionit rus në shkurt të vitit të kaluar.

Komandanti i Batalionit ukrainas “Skala”, i cili përdor si pseudonim emrin e grupit ushtarak që udhëheqë, sqaron se nga i tërë Robotyni, kanë ngelur vetëm dy shtëpi që ende janë në zonën e kontrolluar nga forcat ruse.

Ne po luftojmë për ato dy shtëpi. Pastaj do të ketë kontroll të plotë edhe në pjesën jugore të Robotynes.

Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar i Ushtrisë Amerikane, Gjeneral Mark Milley gjithashtu thotë se forcat ukrainase kanë arritur sukses së fundmi në vijën e frontit në jug të vendit. Por, gjatë një interviste me televizionin jordanez ‘Almamlaka’ gjatë kësaj jave, Gjenerali Milley sqaron se ashtu siç kanë parashikuar, kundërofensiva ukrainase do të marrë kohë të gjatë dhe fatkeqësisht do të jetë me pasoja të rënda edhe për forcat ukrainase.

Është një ofensivë që po vazhdon për rreth tetë javë. Është shumë e përgjakshme, e ngadaltë, me humbje të mëdha. Planet për të dëbuar dy ose treqind mijë trupa ruse do të jetë shumë e vështirë dhe sfiduese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48802 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE