Aksident në aksin Gjirokastër-Sarandë, plagosen dy turistë italianë!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident në aksin Gjirokastër-Sarandë, plagosen dy turistë italianë!

Një aksident është shënuar në aksin Gjirokastër-Sarandë në afërsi të HEC “Bistrica 2”. Një automjet është përplasur me një motor, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy turistë.

Automjeti tip “Volksvagen” me drejtues 19 vjeçarin Orest Zhgabi, është përplasur me motorin tip “Dayang” me drejtues shtetasin italian Giorgo Vania, 24 vjeç. Si pasojë është plagosur ky i fundit dhe pasagjerja Maria Pedroni, 25 vjeçe.

Ata janë transportuar me dy autoambulanca drejt urgjencës së Sarandës. Njëri prej tyre ka thyerje të femurit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49007 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE