Fjala që dadot e familjeve mbretërore e kanë rreptësisht të ndaluar ta thonë…

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fjala që dadot e familjeve mbretërore e kanë rreptësisht të ndaluar ta thonë…

Dukesha Kate Middleton ka një dado gjithmonë të pranishme në jetën e fëmijëve të saj dhe një prej tyre ishte Maria Borrallo, e cila punonte për familjen mbretërore prej vitesh. Louise Herren, e cila e trajnoi Marian të bëhej dado për familjen mbretërore, zbuloi në një intervistë me Mirror se dadot në Norland mësohen të mos thonë fjalën “fëmijë”, por t’u drejtohen anëtarëve më të rinj të familjes mbretërore me emër.

Kolegji Norland është një institucion i arsimit të lartë i dedikuar për t’u mësuar dadove se si të kujdesen siç duhet për fëmijët. Mbi 10,000 dado janë trajnuar në këtë institucion që nga themelimi i institucionit në 1892. Dadot kanë gjithashtu rregulla të ndryshme, disa prej të cilave janë që fëmijët duhet të shkojnë në shtrat rreth orës 19:00.

Rikujtojmë, se Kate Middleton dhe Princi William po zgjerojnë sërish rolet e tyre mbretërore. Gati një vit pasi u quajtën Princesha dhe Princi i Uellsit nga Mbreti Charles III pas vdekjees së Mbretëreshës Elizabeth II, çiftit mbretëror iu dhanë tituj shtesë pas një riorganizimi të emërimeve ushtarake brenda familjes.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE