Koreja e Veriut lejon qytetarët të kthehen në shtet, heq ndalesën e pandemisë!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreja e Veriut lejon qytetarët të kthehen në shtet, heq ndalesën e pandemisë!

Koreja e Veriut ka hequr masën e vendosur gjatë pandemisë së koronavirusit, që u pamundësonte qytetarëve që kishin mbetur jashtë vendit të kthehen në shtet. “Qytetarët verikorean që gjenden jashtë shtetit u lejohet të kthehen në shtëpi”,-raportoi media shtetërore në Korenë e Veriut, duke shtuar se vendimi është marrë pas lehtësimit të situatës me pandeminë në mbarë botën.

“Ata që kthehen do të vendosen nën vëzhgim të duhur mjekësor në repartet e karantinës për një javë”,-raportoi media shtetërore. Mbetet e paqartë se sa persona do të preken nga ky vendim. Vëzhguesit në Korenë e Jugut besojnë se shumë diplomatë verikoreanë, punëtorë dhe studentë tani do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Koreja e Veriut është një shtet gjerësisht i izoluar në çështjet ndërkombëtare dhe me pak qasje me botën e jashtme. Ky shtet mbylli krejtësisht kufijtë shtetërorë në fillim të vitit 2020 për shkak të pandemisë. Në ditët e fundit, kompania shtetërore e fluturimeve, Airo Koryo, ka rinisur fluturimet ndërkombëtare, duke lejuar pasagjerët që të fluturojnë drejt Kinës dhe Rusisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE