Mos ndoshta me këtë postim Luiz Ejlli sapo konfirmoi se do të bëhet së shpejti baba?!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta me këtë postim Luiz Ejlli sapo konfirmoi se do të bëhet së shpejti baba?!

Një nga çiftet më të dashur të momentit padiskutim që janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Dyshja kanë fituar pëlqimin e fansave dhe padyshim që gjithçka që ata bëjnë përbën lajm në rrjet. Gjatë mbrëmjes së djeshme, Luiz Ejlli ka postuar në Instagram Story-n e tij (tashmë të verifikuar) një foto të tij dhe të Kiarës, teksa mbante në krah një fëmijë të vogël. Në mbishkrim, ai shkruajti:

Sa shpejt kalojnë vitet… Më duket sikur kaluan vetëm 4 muaj nga Big Brother dhe ja ku jemi sot. (Po bëj prova për story që do bëjmë pas ca kohësh…).

Kjo nuk është hera e parë që dyshohet për një shtatzëni të mundshme. Teksa në një video të publikuar së fundmi nga dyshja, Kiara shfaqet me një fustan të gjerë, që ka nxitur dyshimin e fansave për një shtatzani të mundshme. Nga ana tjetër si Luizi, ashtu edhe Kiara dihet që janë përkushtuar në projektet e tyre televizive dhe jo vetëm dhe me siguri që pjesën më të madhe të kohës momentalisht ia kushtojnë karrierës. Epo lidhur me dyshimet e fundit çifti nuk ka reaguar dhe ende fansat janë në dyshime.

Ju rikujtojmë se, Luizi shpesh e ka shprehur gjithmonë dashurinë për Kiarën në mënyra të ndryshme e kështu Kiara ditën e djeshme ka bërë një gjest të veçantë për të. Në foton e postuar në Instastory, ku ka treguar thonjtë e sapo bërë duket qartazi detaji i veçantë, ku në një thua kishte pikturuar shkronjën “L”, e cila simbolizon Luizin.

Dyshja janë njohur në Big Brother Vip Albania, ku kaluan shumë ulje-ngritje derisa u martuan në finalen e madhe. Luizi ka bërë këngën “Me Ty” dhe “Dedikim” për Kiarën gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të njohur në Shqipëri. Ata kanë kaluar shumë vështirësi duke qenë se një romancë në “BBV” ndikohet edhe nga dinamikat e shtëpisë, por dashuria e tyre triumfoi. Epo tani mbetet për t’u parë nëse Kiara është në pritje të ëmbël!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49733 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE