Një bum turistësh të huaj në vendin tonë! Shqiptarët shprehen në sondazhin e TAR se ku po i kalojnë pushimet e verës!

vovalbania August 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një bum turistësh të huaj në vendin tonë! Shqiptarët shprehen në sondazhin e TAR se ku po i kalojnë pushimet e verës!

Sezoni turistik këtë vit është karakterizuar nga një bum turistik dukshëm më i madh se një vit më parë. Mirëpo, pavarësisht fluksit të madh qoftë në hyrje ashtu edhe në dalje në pikat e kalimit kufitar tokësore dhe detare, nuk janë krijuar radhë, pasi policia kufitare ka shtuar sportelet dhe stafin.

Edhe këtë vit më të shumtë në numër janë turistët nga Kosova. Referuar shifrave nga maji deri në korrik në Shqipëri kanë hyrë 1.5 milion kosovarë. Pas tyre vijnë italianët pasuar nga turistët e Malit të Zi dhe Maqedonia e Veriut, të cilët janë më pak në numër se një vit më parë. Drejtori i Kufirit dhe Migracionit, Saimir Boshnjaku, është shprehur:

Pika e kalimit me më shumë fluks është ajo e Morinës më pas vjen Rinasi që sivjet ka pasur shumë lëvizje. Me fluks ka qenë edhe pika e Muriqanit dhe Qafë Thanës. Fluks të shtuar sivjet pati dhe Porti i Sarandës.

Ndërkohë, në 7 muajt e parë të këtij viti vendi ynë është vizituar nga 5.1 milionë të huaj. Vetëm në korrik në territorin shqiptar kanë hyrë 1.7 milionë të huaj ku 28 përqind e tyre kanë deklaruar se kanë ardhur me pushime. Referuar statistikave të publikuara nga ministria e turizmit vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti nga pika të ndryshme kufitare kanë ardhur në vendin tonë 310 mijë italianë kryesisht për turizëm.

TAR ka bërë një sondazh, ku ka pyetur shqiptarët se ku kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet këtë verë. Rezultatet janë si më poshtë:

Nuk kam bërë fare pushime (38%)

Në Shqipëri (35%)

Jashtë shtetit (27%)

Sondazhi ynë i ri është: “Mendoni se veshjet islamike në shkollat franceze duhet të cilësohen si ‘sulm politik’?” Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51118 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE