Alabama shteti i parë që do të provojë një metodë ndryshe të dënimit me vdekje duke përdorur azot!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Alabama shteti i parë që do të provojë një metodë ndryshe të dënimit me vdekje duke përdorur azot!

Shteti amerikan i Alabamas ka kërkuar nga gjykata që të miratojnë ekzekutimin e vrasësit të dënuar me vdekje Kenneth Eugene Smith me një metodë të re të quajtur hipoksia e azotit. Prokurori i Përgjithshëm, Steve Marshall, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë në Alabama që të caktojë një datë për tentimin e dytë të ekzekutimit të Smith, i cili u dënua në vitin 1988 për vrasjen e gruas se një predikuesi që e punësoi atë për kryerjen e krimit.

Tentimi i mëparshëm i ekzekutimit të dënimit me vdekje, përkatësisht me injeksion vdekjeprurës dështoi, pasi teknikët nuk arritën t’i vendosin tubin për injektim intravenoz, me të cilin duhet t’i jepnin Smith një koktej vdekjeprurës. Hipoksia e azotit nuk është përdorur kurrë më parë si metodë ekzekutimi, por është e ligjshme në Alabama, Oklahoma dhe Mississippi.

Azoti përbën 78 % të ajrit që njerëzit tashmë thithin dhe rritja e kësaj sasie në 100 % do të çonte në humbjen e vetëdijes së të dënuarit brenda një minute, pra vdekjen menjëherë pas kësaj. Alabama nuk ka dhënë detaje se si planifikon të ekzekutojë Smith, apo nëse do të jetë një dhomë gazi apo një maskë gazi e projektuar posaçërisht për këto raste. Aktivistët e të drejtave të të burgosurve u rebeluan pikërisht për mungesën e një plani.

Smith dhe partneri i tij ishin paguar nga 1 mijë dollarë për të inskenuar një vjedhje në shtëpinë e Charles dhe Elizabeth Sennet në qarkun Colbert. Gruaja e tij ishte rrahur me një mjet të fortë që përdoren për ndezjen e zjarrit dhe ishte therur nëntë herë.

Bashkëshorti i saj që është pastor, shpresonte se do të marrë paratë nga sigurimi sepse kishte shumë borxhe. Shtatë ditë pas vrasjes, Sennet kishte kryer vetëvrasje, duke pranuar para djemve të tij se kishte patur një aferë dhe se është përgjegjës për vdekjen e të ëmës së tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49193 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE