Pas Fation Kuqarit, nje tjeter ish-konkurrent mjaft i njohur i “Perputhen” behet pjese e “Too Hot To Handle”!

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas Fation Kuqarit, nje tjeter ish-konkurrent mjaft i njohur i “Perputhen” behet pjese e “Too Hot To Handle”!

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Atdhe Xharavina fitoi një vëmendje të madhe nga emisioni i dashurisë dhe që nga ajo kohë është përfolur shpesh në media.

Hera e fundit që emri i tij është lakuar, ka të bëjë me pjesëmarrjen e tij në emisionin më të ri “Kepi i Tundimit” që pritet të startojë në Top Channel.

Deri më tani janë zbuluar vetëm 3 pjesëmarrësit e parë, duke perfshire dhe ish-konkurrentin Fation Kuqari, por mesa duket gjatë intervistës në ditëlindjen e Stresit për “Prive”, Atdheu na zbuloi edhe konkurrentin e katërt.

I pyetur nëse thashethemet janë të vërteta dhe ai nuk do të mungojë në emisionin gjatë verës ish-konkurrenti i Përputhen shprehet:

“Nuk besoj se doni qe te mungoj unë.”

Pasi konfirmoi më në fund praninë e tij në reality show-n e ri, Xharavina u ngacmua nëse do të bënte seks para kamerave.

Atdheu tregoi se kjo mund të ndodhte vetëm për një arsye.

“Se besoj, por nëse ndodh, ka për të ndodhur mbas gotës së pestë të alkoolit. Por unë s’pi alkool,”- u shpreh ish-konkurrenti i Përputhen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE