Getinjo nuk e harron ditëlindjen e Hanës! Reperi uron vajzën e Mozzik nga shtëpia e “BBV”

vovalbania August 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Getinjo nuk e harron ditëlindjen e Hanës! Reperi uron vajzën e Mozzik nga shtëpia e “BBV”

Vajza e Mozzik dhe Loredanës feston sot ditëlindjen e saj të katërt, ndaj dhe nuk kishin si të mungonin urimet e ndjera nga prindërit e saj.

Mirëpo një urim special erdhi edhe nga Getinjo, i cili aktualisht është banor i shtëpisë, Big Brother VIP Kosova.

Getinjo bashkë me të gjithë banorët e tjerë i kanë uruar ditëlindjen Hanës, duke uruar e kënduar për të.

“Urime ditëlindjen Hana, të dua shumë”, është shprehur Getinjo, derisa të gjithë banorët e tjerë kanë duartrokitur.

Ata kanë përgatitur edhe një tortë simbolike, ndërsa Getinjo i ka fryrë qirinjve tek ka menduar një deshirë për Hanën.

Këtë moment të bukur e ka ndarë edhe Mozzik me ndjekësit e tij në Instagram.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48672 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE