“Ndihesha sikur më kishte zënë murtaja”/Ylli i Dortmund Julian Brandt tregon si e ka përjetuar gripin!

vovalbania February 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ndihesha sikur më kishte zënë murtaja”/Ylli i Dortmund Julian Brandt tregon si e ka përjetuar gripin!

Ylli i Borussia Dortmund, Julian Brandt po lufton për t’u rikthyer në formë pasi ka kaluar një grip të rëndë. Mesfushori ka munguar në ndeshjet kundër Bochum dhe me Heidenheim, ku edhe në sfidën ndaj Freiburg nuk mund të luante të gjithë ndeshjen.

Në margjinat e “Baller League”, Brandt theksoi se kishte humbur 6 kilogramë në këto dy javë. “Kam pasur temperaturë për 8 ditë. Kjo merr pak kohë. Pastaj bëhesh i paduruar, shikon muret, nuk ha dot asgjë. Isha si i vdekur. Unë kam qenë me të vërtetë i këputur për dy javë. Ndihesha sikur më kishte zënë murtaja”,-u shpreh ai. Pasi u rikthye në skuadër të premten, Brandt ishte në gjendje të stërvitej plotësisht me ekipin dhe po punon për t’u rikthyer në formën e ti.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48870 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE