Jepini fund dyshimeve, këto 4 veprime tregojnë se ai ka rënë ‘kokë e këmbë’ në dashuri me ju

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jepini fund dyshimeve, këto 4 veprime tregojnë se ai ka rënë ‘kokë e këmbë’ në dashuri me ju

Si çdo gjë tjetër në këtë botë, epoka e teknologjisë moderne ka si avantazhet ashtu edhe disavantazhet e saj.

Pasi kemi zhvendosur pjesën më të madhe të komunikimit tonë në internet , ka filluar të na mungojë aftësia për të lexuar ndjenjat e vërteta të njerëzve si dhe për t’i shprehur ato ndjenja, veçanërisht kur bëhet fjalë për dashurinë.

Ju tregojmë 4 veprime të meshkujve që tregojnë se e ju pëlqejnë.

1. Ngritja e vetullave
A i ngre vetullat sa herë që ju sheh? Nëse ai ju pëlqen, atij i pëlqen gjithçka që sheh dhe dëgjon nga ju dhe në mënyrë të pandërgjegjshme dëshiron më shumë prej jush. Kjo është arsyeja që ai i hap sytë më gjerësisht dhe si pasojë ngrihen vetullat.

2. Duart e djersitura
Duart e lagura janë një shenjë se ai ndihet i nxehtë dhe me emocione kur ndodhet pranë jush. Gjatë kohës që ndodhet me ju e shoqëron një siklet që duhet të mos gabojë as për gjënë më të vogël nga frika se mund t’ju humbasë. Ky sforcim i shkakton djersitje.

3. Përkulja pranë jush
Edhe pse kjo mund të duket ndonjëherë e rastësishme, por është një veprim që thotë shumë. Edhe nëse është mundësia që ai të distancohet por nuk e bën, është e sigurt e kërkon t’ju ketë sa më pranë.

4. Qëndrimi i me duar dhe këmbë të lirshme
Jini e vëmendshme se kur shoqëruesi juaj qëndron lirshëm pranë jush kjo do të thotë se ai kërkon që ju të dini se jeni e mbrojtur. Ky është veprimi tipik i një marrëdhënie të konsoliduar në çift, ndaj kur e bën me ju në takime të para do të thotë se ka qëllime serioze ndaj jush.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50624 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE