Kushti që ka aktori Samuel L. Jackson para se të nënshkruajë çdo kontratë!

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kushti që ka aktori Samuel L. Jackson para se të nënshkruajë çdo kontratë!

Aktori i njohur Samuel L. Jackson ka një klauzolë të veçantë që e fut në çdo kontratë që firmos për filmat e rinj. Aktori i famshëm këmbëngul që gjatë periudhës së xhirimeve, çdo dy javë të ketë mundësi që të luajë golf. 74-vjeçari tha ndër të tjera për CNN se:

Duhet të më lejojnë që të luaj dy herë në javë. Më pëlqen golfi sepse është sporti perfekt për një fëmijë të vetëm siç jam unë. E ke vetë të gjithë përgjegjësinë nëse luan keq dhe merr të gjithë meritat nëse luan mirë.

Jackson ka pasur disa projekte këtë vit, me serialin “Secret Invasion” që doli në qershor të këtij viti, ndërsa është drejt fundit edhe filmi “The Kill Room”, ku është protagoniste edhe aktorja Uma Thurman.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49255 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE