Pas eleminimit Dagz ka diçka për të thënë për produksionin dhe një mesazh të ndjerë për Einxhel

vovalbania August 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas eleminimit Dagz ka diçka për të thënë për produksionin dhe një mesazh të ndjerë për Einxhel

Mbrëmjen e djeshme, Dj Dagz ishte i eleminuari i dytë nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”, pas Xheisarës.

Pas një zinxhiri të nisur nga Beatrix Ramosaj, Dagz dhe Einxhel Shkira ishin dyshja e fundit të cilët shkuan në nominim, ku nga një televotim i hapur për pak minuta, Dagz doli më pak i preferuar.

Largimin e tij e përjetoi keq Einxhel Shkira, me të cilën ai krijoi një romancë shumë të bukur brenda shtëpisë.

Ajo është zgjuar e përlotur, e teksa banorët e tjerë e ngushëllonin, tregoi se nuk është mësuar ta shohë shtëpinë pa të.

Ndaj, Dagz ka shprehur mbështetjen e tij, nga jashtë tanimë. Ai ka shpërndarë videon ku ajo shihet duke qarë, e krahas ka shkruar “Jam me ty”.

Gjithashtu ai ka shpërndarë një foto në Instagram, me hoodie-n e Einxhel.

Sa i përket produksionit, dhe eksperiencës, ai ka shkruar:

“Falemnderit te gjitheve – per perkrahjen dhe dashnine! ??
Kjo eksperience nuk pershkruhet me fjale.
Fitova shume me shume, se sa e paramendoja.

Falemnderit @arbanao per fjalet, te cilat me kane vertetuar se qellimin tim e kisha arritur.
Falemnderit @bigbrotheralb_vip per mundesine, per te qene banor i shtepise me te madhe ne Shqiperi.

Me respekt,
DJ DAGZ”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE