Biden përshëndet marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit në Gaza!

vovalbania November 22, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Biden përshëndet marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit në Gaza!

Presidenti amerikan, Joe Biden përshëndeti marrëveshjen e përkohshme të armëpushimit midis grupit militant palestinez Hamas dhe Izraelit për lirimin e disa pengjeve që aktualisht mbahen në Rripin e Gazës. Në një deklaratë, shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh:

Jam jashtëzakonisht i kënaqur që disa nga këta shpirtra të guximshëm, të cilët kanë duruar javë të tëra robërie dhe një sprovë të papërshkrueshme do të ribashkohen me familjet e tyre sapo kjo marrëveshje të zbatohet plotësisht.

Sot në mëngjes, qeveria izraelite ra dakord për një marrëveshje katërditore armëpushimi, që përfshin shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit palestinezë. Presidenti Biden falënderoi Katarin dhe Egjiptin për “lidershipin e partneritetin e tyre të rëndësishëm” në negocimin e marrëveshjes.

Dhe unë vlerësoj angazhimin që kryeministri Netanyahu dhe qeveria e tij kanë bërë në mbështetjen e një pauze të zgjatur për të siguruar që kjo marrëveshje mund të zbatohet plotësisht dhe për të siguruar ofrimin e ndihmës humanitare shtesë për të lehtësuar vuajtjet e familjeve të pafajshme palestineze në Gaza.

Më tej, tha se akordi “duhet” që të parashikojë lirimin e disa pengjeve amerikane. Po ashtu u zotua:

Nuk do të ndalem derisa të lirohen të gjithë!

Në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor, Hamasi rrëmbeu mbi 240 persona në Rripin e Gazës dhe vrau 1 mijë e 400 izraelitë në rajonin kufitar. Kjo çoi në nisjen e luftës nga Izraeli që prej një muaji e gjysmë vijon një ofensivë ajrore dhe tokësore. Rreth 13 mijë persona janë vrarë në Gaza, referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.

Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për një pauzë 4-ditore të luftimeve për të lejuar lirimin e 50 pengjeve të mbajtur në Gaza, në këmbim të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael. Po ashtu, hyrjen e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar. Për çdo 10 pengje të liruara, pauza zgjatet me një ditë.

Zyrtarë nga Katari, vend i cili ka ndërmjetësuar negociatat, si dhe nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli e Hamasi thonë se një marrëveshje ishte e pashmangshme. Kryeministri izraelit deklaroi se “ndërhyrja e presidentit  Biden ndihmoi në përmirësimin e marrëveshjes në tentativë, që të përfshinte më shumë pengje e më pak lëshime”. Netanyahu shtoi se “misioni më i gjerë i Izraelit nuk ka ndryshuar”.

Xhihadi Islamik, që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit me Hamasin, raportoi vdekjen e një prej pengjeve izraelite. “Ne shprehëm më parë gatishmërinë për ta liruar, për arsye njerëzore, por armiku po vononte dhe kjo çoi në vdekjen e saj”, – tha në një deklaratë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51609 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE